Si modifikohen veturat e blinduara për të mbrojtur kryeministrat dhe anëtarët e familjeve mbretërore?

Automjetet e blinduara CAV duken pothuajse identike me veturat e zakonshme në të cilat janë bazuar, por mund të shmangin sulmet e nivelit ushtarak.

Ajo që i bën ato vërtet të jashtëzakonshme, megjithatë, është se si inxhinierët arrijnë të ruajnë performancën e tyre, pavarësisht peshës shtesë.

CAV-të ofrohen ose nga prodhuesi i veturës ose nga specialistë të palëve të treta dhe përdoren nga qeveritë dhe civilët që kanë nevojë për mbrojtje.

Bëhet e ditur se CAV-të janë modifikuar shumë për të përballuar efektin e peshës shtesë kur ndërmarrin veprime evazive me shpejtësi, përcjell Telegrafi.

Disa kanë sisteme të filtrimit të ajrit në rast sulmesh me gaz, sisteme baterish rezervë me karikim të dyfishtë dhe xham të blinduar me shumë shtresa që është krijuar për të qëndruar edhe nëse është dëmtuar rëndë.

SUV i ri Kodiaq i blinduar i Skodës i ka kaluar testet PAS, të cilat përfshijnë testimin e provës në tokë për ngarkesën, shpejtësinë maksimale të përshpejtimit, trajtimin dhe frenimin.

Ai iu nënshtrua testeve të mbrojtjes nga shpërthimi i anës, çatisë dhe dyshemesë dhe i rezistoi 200 municioneve që u gjuajtën në të duke përdorur një shumëllojshmëri armësh, duke përfshirë pistoleta dhe pushkë.

Kodiaq Armored ka gjithashtu një sistem sirenash dhe ndriçim emergjence, plus një qendër komunikimi të bazuar në një ekran me prekje.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përdor Audi A8 CAV.

Këto mund të blihen nga individë, por Audi i mban të fshehta detajet teknike për arsye sigurie.