Si jetojnë shqiptarët në Shkup në krahasim më maqedonasit

Pjesa sllavo-maqedonase është e zhvilluar, e përparuar, kurse pjesa shqiptare ka mbetur fare e pazhvilluar, asgjë të investuar, rrugica të pa asfaltuara sa prishen gjithë makinat në to, s’ka ujë të rregullt…

Pjësa shqiptare ka shtëpi të vogla, të ndërtuara më djersë të shqiptarëve që punojnë për të mbijetuar, kurse pjesa sllavo-maqedonase ka pallate të shtrenjta të ndërtuara prapë më djersën e popullit shqiptar, por për kolonizuesit sllavo-maqedonas.

Kalaja iliro-shqiptare është e mbyllur dhe gjithë elementet ilire brenda saj janë të shkatërruara…

Pamja e lagjeve ku jetojnë shqiptarët është një e getove të ndërtuara enkas.

Pamja e lagjeve ku jetojnë sllavo-maqedonasit është pamja e një supermetropole të pasur ku sundon paraja e investuar.

Të bëjnë përshtypje përmendoret fashiste prej projektit “Shkupi 2014” dhe mbi të gjitha fontana e Aleksandrit të Madh në kalë, por kësaj radhe të armatosur prej ushtarëve të hekurta me heshte në dorë, sigurisht heshta duke qenë e drejtuar drejt pjesës shqiptare.

Ata s’investuan asgjë për popullin shqiptar sa që vjen populli të mendojë vetëm për kafshatën e bukës ne kolonizim dhe të mos mendojë tek ngritja dhe vetëdijësimi i tij.