Rezultatet nga një studim i ri do të sfidojnë atë që mendoni se e dini rreth emailit.Nga përgjigja e një emaili menjëherë në injorimin e tij, të gjithë kanë mënyrat e veta të trajtimit të emailit.
Një sondazh i fundit nga kompania e zgjidhjeve rreth emaileve Timyo zbuloi besimet dhe shprehitë e zakonshme të njerëzve kur është fjala tek emaili. Duke pyetur më shumë se 500 punonjës me orar të plotë rreth emailit, sondazhi zbuloi informacione befasuese se sa shumë kohë kalojnë njerëzit në email, sa shpejt përgjigjen, sa shpesh përdorin telefonin e tyre për email dhe më shumë.
Për shumë njerëz, kur ata pranojnë një email, ata kanë dëshirë të përgjigjen brenda një ore, me 49 përqind të atyre të anketuar thanë se është normë për ta. Të tjerët kanë qasje ndryshe, 26 përqind thanë se përgjigjen vetëm kur është e përshtatshme për ta.
Dhe nëse dëshironi të zini dikë në kohën e duhur, është më mirë të dërgoni ato emaile në mëngjes. Një çerek i pjesëmarrësve thanë se kontrollojnë emailin në mes orës 5 deri në 9 të mëngjesit, dhe një tjetër 20 përqind në mes 9-12 pasdite.Për të mësuar më shumë rreth shprehive të emaileve, shikoni këto shtatë zbulime nga sondazhi.
Shumica e njerëzve kalojnë një orë ose më pak në email çdo ditë
‘’Përderisa emaili duket se merr shumicën e ditës tuaj, del se kjo nuk është çështja për shumicën e punonjësve. Sipas sondazhit, 35 përqind e pjesëmarrësve thanë se kalojnë një orë ose më pak në emailin e tyre çdo ditë. Një tjetër 30 përqind tha se kalojnë një deri në dy orë. Vetëm 1.6 përqind e pranuan se kalojnë gjashtë ose më shumë orë në email çdo ditë.
Shumicën e emaileve që njerëzit i dërgojnë nuk janë urgjente
Shumica e njerëzve nuk dërgojnë emaile urgjente të cilat kanë nevojë për përgjigje të menjëhershme. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve thanë se më pak se 10 përqind të emaileve që ata i pranojnë kërkojnë përgjigje të menjëhershme.
Kjo reflektohet edhe kur ata kërkojnë një nder. Pothuajse një e treta e pjesëmarrësve të sondazhit thanë se 10 përqind ose më pak e emaileve që ata pranojnë kërkojnë përgjigje. Një tjetër 23 përqind tha se më pak se 20 përqind e emaileve që pranojnë kanë nevojë për përgjigje.
Shumica e njerëzve përgjigjen brenda një ore të pranimit të një emaili
Njerëzit mund të mos kalojnë shumë kohë në emailin e tyre, por kur përgjigjen, e bëjnë atë në një kohë të shpejtë. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve të anketuar thanë se përgjigjen brenda një ore të pranimit të një emaili. Mirëpo, 26 përqind thanë se përgjigjen kurdo që është e përshtatshme për ta.
Njerëzit preferojnë të përdorin kompjuterët e tyre për emaile në vend të telefonit
Krijimi i një emaili profesional në telefonin tuaj mund të jetë i vështirë, pra nuk është befasi se shumica preferojnë të përdorin kompjuterin. 42 përqind të anketuarve thanë se menaxhojnë 20 përqind ose më pak të emaileve të tyre në telefonin e tyre. Mirëpo, 13 përqind e pranuan se iu përgjigjen 81 deri 100 përqind të emaileve të tyre përmes telefonit.
Është në rregull të dërgoni emaile në mbrëmje ose gjatë fundjavës
Shpesh, dërgimi i një emaili të punës jashtë zyrës mund të duket i çuditshëm apo jo-profesional. Mirëpo, kjo mund të jetë vetëm në kokën tuaj. Shumica e njerëzve (66 përqind ) thanë se nuk mendojnë se është joprofesionale të dërgojnë emaile vonë në mbrëmje ose gjatë fundjavës.
Njerëzit dëshirojnë mesazhe cilësore, jo vetëm një përgjigje të shpejtë
Përderisa prisni që dikush të ju përgjigjet emaileve tuaja mund të jetë pak streusese, do të ishte dëshpërim nëse do të pranonit një përgjigje e cila nuk do të ishte e dobishme. Shumica e pjesëmarrësve (63 përqind) thanë se preferojnë një përgjigje cilësore, edhe nëse do të thotë kohë më e ngadalshme e përgjigjes, në vend të një përgjigje të shpejtë të padobishme.
Përgjigja e dikujt ndaj emailit është tregues i mirë i performancës së tij
Del se, njerëzit mund të përdorin protokollin tuaj të emailit për të gjykuar performancën tuaj në punë. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve thanë se përgjigja e dikujt ndaj emailit tregon mirë performancën e tij. (Rose Leadem/ Entrepreuner)/Mesazhi/