E premtja e zezë, apo e njohur në versionin origjinal si “Black Friday” është ditë që shënon zbritje të mëdha të artikujve nëpër dyqane. Por pak nga ne pyesin se ku e ka origjinën kjo “Festë e shopingut”.
E Premtja e Zezë është një emër joformal për ditën e parë pas Ditës së Falënderimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila vie të enjten e katërt të nëntorit. Kjo ditë është konsideruar si fillimi i sezonit të blerjeve të Krishtlindjeve, dhe shënohet që nga viti 1952.
Mania e blerjeve ka kapluar edhe Kosovën. Në qendrën tregtare Gorenje shohim se si janë mbledhur qindra blerës për të shfrytëzuar zbritjen. /MESAZHI/