Si e pranoi Islamin dhe çfarë lidhje ka ajeti i sures El-Haxh me islamizimin e tij?

Joram van Klaveren

Njihu, se si e përqafoi Islamin politikani holandez Joram van Klaveren, pasi që e luftoi atë për vite të tëra, në një dialog me TRT:
Nga ekstremi i djathtë në përqafimin e Islamit!
PYETJE PËRGJIGJE ME POLITIKANIN HOLANDEZ MUSLIMAN, KLAVEREN

  • “Po shkruaja një libër kundër Islamit, ku po kërkoja përgjigje për pyetjet e mia.
    Ndërkohë, që po lëvizja librat e mi, disa më ranë nga rafti dhe në mesin e tyre ishte edhe Kur’ani. Kur e mora në dorë, gishti im ishte vendosur tek ajeti 46 i sures El-Haxh, ku thoshte: “Me të vërtetë nuk verbohen sytë, por verbohen zemrat, të cilat janë në kraharor!
    Pasi u zgjova ditën e tjetër, ndjenjat e mira të trazuara ishin qetësuar plotësisht. Ndjeva forcë e lumturi në zemër dhe në atë ditë, e njoftova gruan dhe nënën time, se jam bërë musliman!”
  • CILI ËSHTË MENDIMI YT PËR MARRËDHËNIET E PERËNDIMIT ME TURQINË?
    “Evropa është e tejskajshme, kur vjen puna te çështja e Turqisë.
    Bërthama e Bashkimit Evropian sot është shumë kundër Zotit. Kjo luan një rol të madh në qëndrimin e shumë politikanëve këtu.
    Sikur të isha turk, personalisht nuk do ta kisha dëshiruar të bëhesha anëtar i Bashkimit Evropian për shkak të qëndrimit të tyre”.
  • CILI ËSHTË MENDIMI YT PËR ISLAMOFOBINË DHE FJALIMET EKSTREMISTE?
    “Ka mungesë njohjeje… Kjo gjë luan në rol kryesor. Në Perëndim, shumica e njerëzve nuk dinë shumë për Islamin.
    Mjetet e informacionit dhe globalizmi ekstrem luajnë gjithashtu një rol të madh”.
  • SI E KE PËRBALLUAR ZEMËRIMIN E RRETHIT TËND, PASI KE DEKLARUAR ISLAMIN?
    “Ka pasur kërcënime me vrasje. Disa njerëz kanë dashur të vrasin fëmijët e mi dhe të dhunojnë gruan time, në një formë ekstreme.
    Por, natyrisht, në atë mënyrë që ka qenë gabimi im. E kam përhapur ekstremizmin në të kaluarën dhe u përballa me këtë ekstremizëm prej shokëve të mi të vjetër.
    Kështu është jeta, natyrisht, çfarë bën do ta pësosh.
    Por, falënderimi i takon Allahut, pas kësaj situata u bë e lehtë”.
  • SI KE QENË PËRPARA ISLAMIT?
    “Për vite të tëra, si politikan, kam dhënë gjithë maksimumin tim, për ta luftuar Islamin. Jam përpjekur të kaloj (miratoj) projekte për mbylljen e të gjitha shkollave islame dhe xhamive në Holandë.
    Jam përpjekur të ndaloj tërësisht Kur’anin. Kam qenë plotësisht i bindur, se Islami është dhunë, kundër femrës, armik i krishterimit dhe përhapës i terrorizmit”.

(Marrë nga TRT Arabic)