Gjumi është një nga proceset më natyrale dhe të nevojshme për çdo njeri.
Pas një gjumi të thellë duket sikur të gjitha mendimet negative shuhen dhe dita rinis plot e përplot me energji.
Ky proces është i dedikuar për çlodhjen e mendjes dhe të gjithë organizmit.
Vlerat e gjumit nuk kanë fund dhe këtë e pohojnë edhe ekspertët.
Në artikullin e sotëm ju tregojmë se si gjumi i thellë ndihmon në largimin e të gjithë toksinave apo mendimeve të ditës nga truri.
Si ndihmon gjumi i thellë
Vetia e trurit për të pastruar veten është mëse e vërtetë dhe e nevojshme në organizëm.
Gjithsesi kjo mund të arrihet vetëm nëse keni një stil të shëndetshëm jetese dhe një gjumë të qetë.
Sipas ekspertëve të të Universitetit të Bostonit , gjumi i thellë është çelësi i një truri të shëndetshëm.
Kur jeni gjumë të thellë, truri i krijon mundësi qelizave cerebrale të lëvizin më me lehtësi.
Ky proces ndihmon në pastrimin e trurit nga mbingarkesa e tepërt që shkaktohet gjatë ditës.
Pasi kur truri mbingarkohet në trup çlirohet një substancë që quhet beta amoloid.
Kjo është një proteinë e cila gjendet me shumicë tek truri i personave që vuajnë nga dementia.
Gjumi i mirë arrin ta heqë të gjithë këtë proteinë nga truri vetëm në një natë.
Duke bërë që truri juaj të jetë më i mbrojtur nga plakja.
Të dhënat e studimit ku morën pjesë rreth 11 persona të cilëve iu monitorua procesi i të fjeturit, treguan se organizmi funksiononte më mirë kur trupi ndodhet në gjumë të thellë.
Ndryshe njihet si faza “ngadaltë”e më e thellë e gjumit, ku trupi arrin të pushoje plotësisht.
Kjo do të thotë rrahje më të ulëta zemre dhe frymëmarrje më e ulët, por cilësi e të pushuarit më e lartë.
Megjithëse të dhënat janë ende duke u zhvilluar, mjekët theksojnë se personat që kanë probleme me gjumin janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme.