Agjërimi stimulon autofagjinë (vetë-ushqyerjen) qelizore, një mekanizëm të rëndësishëm të vetëpastrimit të qelizave. Ky proces aktivizohet duke reduktuar tepricën e lëndëve ushqyese dhe nivelet e larta të insulinës, duke i lejuar qelizave të eliminojnë komponentët e dëmtuar dhe të rigjenerohen.
Si funksionon autofagjia?
1. Aktivizimi për shkak të mungesës së lëndëve ushqyese
• Gjatë agjërimit, trupi përjeton një rënie të nivelit të glukozës dhe aminoacideve.
• Kjo mungesë sinjalizon qelizat që të konservojnë energjinë dhe të riciklojnë strukturat e dëmtuara ose të panevojshme.
2. Riciklimi dhe riparimi i qelizave
• Autofagjia ndihmon në eliminimin e proteinave të dëmtuara, organelave të vjetra si mitokondritë dhe proteinave të palosura gabimisht, të cilat mund të çojnë në sëmundje neurodegjenerative ose kancer.
• Ky proces gjithashtu largon mbetjet qelizore dhe parandalon grumbullimin e toksinave, duke ndihmuar në rigjenerimin e organizmit dhe rritjen e jetëgjatësisë.

Sa kohë duhet të agjërohet për të aktivizuar autofagjinë?
• Autofagjia fillon të aktivizohet pas 12–16 orësh agjërimi.
• Aktiviteti i saj arrin kulmin pas 24–48 orësh.
• Agjërimet më të gjata (48+ orë) mund të shtojnë efektivitetin e autofagjisë, por kërkojnë kujdes dhe mbikëqyrje mjkeësore.
Përfitimet kryesore të autofagjisë
Pastron qelizat nga dëmtimet, duke ulur rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative.
Përmirëson riparimin dhe rigjenerimin qelizor.
Mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit, duke larguar qelizat parakancerogjene.
Rrit shëndetin metabolik dhe redukon inflamacionin.
Përgatiti: Dr. Rrahman FERIZI