Si do t’i ndryshojnë ekuilibrat në rajon akuzat ndaj politikanëve kosovarë?

Fillimi i procesit gjyqësor ndaj presidentit të dorëhequr Hashim Thaçi me pretendim se ka kryer krime lufte dhe paraburgimi i tij në Hagë, ku do të dalë para gjykatësit pas dorëheqjes, vlerësohet si shenjë e një epoke të re në Ballkan.

Paraburgimi i politikanëve aktualë me akuza të ngjashme, si Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, përveç Thaçit, të cilët janë në mesin e emrave të rëndësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), ngjall në mendjen e shumë njerëzve pyetjet se “A dëshirohet të dobësohet pala kosovare në lidhje me Serbinë?” ose “Vallë UÇK-ja vendoset në raftet me pluhur të historisë?”.

Me ndërmjetësimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në një zhvillim aq të rëndësishëm saqë shkaktoi që ai të nominohet për Çmimin Nobel për Paqe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë verë u takuan në Shtëpinë e Bardhë. Në fakt, Kosovën planifikohej ta përfaqësonte Hashim Thaçi, i cili në atë periudhë ishte në detyrën e presidentit, por Prokuroria Speciale në kuadër të Gjykatës Speciale me seli në Hagë papritmas shpalli për publikun botëror aktakuzën e përgatitur ndaj Thaçit dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së se kanë kryer “krim ndaj njerëzimit dhe krime lufte”.

Ekspertët këtë hap të gjykatës e interpretuan sikur hedhje hije ndaj iniciativave të SHBA-së për vendosjen e paqes, e cila po përpiqej t’ia “rrëmbejë” rolin Bashkimit Evropian (BE) për ndërmjetësim në dialogun Kosovë-Serbi, të cilën Unioni e vazhdon që nga viti 2011.

Trump, i cili i qëndroi besnik vendimit në atë periudhë, në vend të Thaçit, i solli bashkë palët me pjesëmarrjen e Hotit.

Marrëveshja e “normalizimit ekonomik” e shpallur pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, në fakt, nuk ishte asgjë më tepër sesa shpallje e tezës së SHBA-së në përpjekjet e tyre për të vendosur një rend të ri botëror, sesa interesat e të dyja vendeve. Ashtu që, në marrëveshjen që duhej të parashihte normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, bënin pjesë pika siç është njohja e Kudsit si kryeqytet i Izraelit, që është i njohur në botë vetëm nga SHBA dhe disa vende.

Izraeli, hapi i detyrueshëm i Kosovës

Që një shtet të njihet nga Kombet e Bashkuara (OKB) duhet të marrë pëlqimin e dy të tretave të anëtarëve. Kosova, për shkak të propagandës anti-kosovare të Serbisë të zhvilluar me vite, një kohë të gjatë nuk ka bërë asnjë përparim.

Në këmbim të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit dhe njohjes së Kudsit si kryeqytet i këtij të fundit nga ana e Kosovës, supozohej që Kosovës t’i hapej rruga për të fituar njohje ndërkombëtare. Por në këtë proces një rrezik tjetër që priste Kosovën ishte reagimi i shteteve islame, kryesishte atyre arabe. Në këtë pikë, tërheq vëmendjen se si Trump dhe zyrtarët izraelitë Kosovën e cilësuan “një shtet musliman”.

Akuzat e prokurorisë speciale në Hagë

Dorëheqja e Thaçit pavarësisht dy proceseve të veçanta të dialogut të vendit të tij që po zhvillohet me ndërmjetësimet e SHBA-së dhe BE-së, ka kthyer vëmendjet drejt Dhomave të Specializuara të Kosovës, pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, që funksionojnë pothuajse si një “juridiksion paralel”, të njohura ndryshe edhe si Gjykata Speciale e Kosovës.

Sipas aktakuzës së prokurorisë së specializuar që funksionon në kuadër të gjykatës, Thaçi dhe shokët e tij të luftës akuzohen për krime lufte për vrasje, dëbim dhe torturë të rreth 100 personave gjatë Luftës së Kosovës, në periudhën midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Sipas aktakuzës, krimet janë kryer në disa vende në Kosovë si dhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore dhe janë kryer nga ana e anëtarëve të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave “që nuk merrnin pjesë aktive në luftime”.

“Ndër viktimat përfshihen persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, konkretisht: serbë, romë dhe ashkalinj; katolikë; civilë për të cilët pretendohej se bashkëpunonin me autoritetet serbe ose që pretendohej se kontaktonin me serbë; shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose të partive të tjera që konsideroheshin se ishin kundër UÇK-së; shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në; dhe individë të punësuar ose të punësuar të mëparshëm që konsideroheshin kundër UÇK-së”, thuhej ndër të tjera nga prokuroria.

Si u themelua gjykata speciale?

Sipas raportit të Këshillit Evropian të vitit 2011 me nënshkrimin e senatorit zviceran Dick Marty, pretendohej se gjatë dhe pas Luftës së Kosovës, pjesëtarët e UÇK-së kishin kryer krime serioze.

Pas debateve të gjata, Kuvendi i Kosovës në vitin 2015 me dy të tretat e votave kishte miratuar ndryshimet kushtetuese që hapnin rrugën e krijimit të kësaj gjykate në Hagë.

Organi gjyqësor i themeluar për të hetuar dhe gjykuar krimet e luftës që pretendohet se janë kryer në rajon në vitet 1998-2000, përbëhet nga gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë.

Në raportin me nënshkrimin e Marty-t, gjithashtu pretendohej se në rrjetet e paraburgimit të anëtarëve të UÇK-së merreshin organet e të burgosurve dhe duke u nxjerrë jashtë Shqipërisë si pjesë e trafikimit ndërkombëtar të organeve në tregun e zi, transportoheshin në klinikat private jashtë vendit.

A ndryshoi politika e SHBA-së për Ballkanin?

Nëse i analizojmë me vëmendje zhvillimet në të kaluarën e afërt, disa ekspertë vlerësojnë se SHBA ka shkuar në ndryshim në politikën e saj për Ballkanin. Kështu që duke pasur parasysh se aktakuza është pranuar më 26 tetor, tërheq vëmendjen dorëheqja e Thaçit pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Edhe pse politikanët e rangut të lartë nuk shprehen hapur, bota shqiptare e veçanërisht Kosova dëshironin që kandidati demorkat Joe Biden të fitojë, sepse, sipas tyre, të fitojë Biden, do të thotë të fitojë Kosova dhe shqiptarët.

Ish-kryeministri kosovar dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një video-mesazh të publikuar, duke u bërë thirrje shqiptarëve në SHBA, kërkoi që ta mbështesin Biden-in.

Ai duke theksuar se Biden ka dënuar fashizmin serb të periudhës së Slobodan Milloseviqit dhe se ka bërë thirrje për intervenimin amerikan në Bosnjë Hercegovinë dhe Kosovë, rikujtoi se Biden është ndër personat e parë që kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës.

Kongresmeni amerikan i dashur në mesin e shqiptarëve në rajon, Eliot Engel, ishte personi tjetër që nuk qëndroi heshtur në lidhje me gjykatën speciale. Engel, në deklaratën që ai ndau si Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, theksoi se Thaçi me dorëheqjen e tij ka treguar respektin e tij për sundimin e ligjit.

Ai tha se kongresi do të monitorojë nga afër, në këtë dhe rastet e tjera, punimet e gjykatës për të mbrojtur sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të akuzuarit, duke kritikuar gjykatën që zgjedhjen e ka përdorur vetëm nga mesi i shqiptarëve.

Çdokush, sipas Engel, i cili ka kryer krime lufte duhet të gjykohet, ndërsa shumica prej krimeve të kryera në Kosovë janë zhvilluar gjatë fushatës për spastrim etnik së ushtrisë së ish-liderit serb Milloseviq.

Ai duke tërhequr vëmendjen edhe në përfundimin e aktiviteteve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë, potencoi se me mbylljen e kësaj gjykate autorët serbë nuk përballen më me një mekanizëm ndërkombëtar të drejtësisë.

Mesazhe mbështetëse për Thaçin nga bota shqiptare

Ndërkohë, gjersa shumë mesazhe mbështetëse arritën për Thaçin dhe shokët e tij nga bota shqiptare, përfaqësues të Shqipërisë dhe politikanë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, e vlerësuan “luftën e drejtë të UÇK-së”.

Fakti që Prokuroria Speciale e Kosovës, e ftoi në cilësinë e dëshmitarit kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut dhe një ndër themeluesit dhe liderët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Ali Ahmeti, edhe pse pjesërisht, në mendje sikur i dha përgjigje pyetjes: “Vallë UÇK po ‘eliminohet’ nga skena politike në rajon?”.

Në dritën e të gjitha këtyre zhvillimeve, mund të thuhet se Ballkani tashmë është shndërruar në “fushë e përleshjes” së “luftës së ftohtë” mes BE-së dhe SHBA-së.

Por nëse shikojmë në kushtet aktuale, mund të shohim se zhvillimet e fundit në SHBA gjithashtu tregojnë se politikën e vendit ndaj Kosovës dhe Ballkanit e kanë ndarë “në dy pole të ndryshme”.

Është çështje kurioziteti se kush do të jetë efektiv në rajon; Trump-i pro-serb, Biden-i pro-kosovar, ose BE-ja e cila edhe pse pretendon një parim “të paanshmërisë” së ndërmjetësimit, “nuk prek” kriminelët serbë të luftës.

Gjithashtu shihen si pjesë të rëndësishme të tryezës së shahut në Ballkan Rusia e cila kohë pas kohe përpiqet që të imponojë politikën e saj nëpërmjet Malit të Zi dhe Bullgarisë; Turqia e cila ka lidhje historike dhe kulturore me vendet e rajonit; Gjermania dhe Franca që zhvillojnë aktivitete me organizatat joqeveritare; si dhe disa shtete arabe, veçanërisht, Arabia Saudite me investime fetare.

Në rast të “shfajësimit” të Thaçit dhe shokëve të tij në gjykatën speciale do të “shfajësohet” edhe lufta e drejtë e Kosovës, por në rast se vendoset se ish-komandantët e UÇK-së kanë kryer lufte krime, shtetformimi i Kosovës, i cili ende nuk është pranuar plotësisht në arenën ndërkombëtare, do të ndërpritet dhe kështu dyshja Serbi-Rusi do të triumfojë.