Faqet e historisë së re njerëzore do të mbushen me shumë leksione që Gaza i dha botës. Një nga këto mësime të shumta do të jetë ajo se: bota për herë të parë, masovikisht është rreshtuar në anën e duhur.
Është shumë më e rëndësishme të jesh në anën e duhur sesa të fitosh. Ju mund të jeni në anën e gabuar, dhe edhe pse duket se fitoni, ju jeni humbësit. Ndërsa, nëse je në anën e duhur, edhe pse ke humbur, je fitues.
Gaza si viktimë e gjenocidit më të madh në historinë e re njerëzore, ku vrasjet, masakrat, krimet, mizoritë, vuajtjet… kanë trazuar zemrat dhe shpirtrat e njerëzimit, por zgjuan ndërgjegjet e njerëzimit si asnjëherë gjer më sot.
Nga premisat islame është besimi i palëkundur në ndihmën e Allahut xh.sh., që ka premtuar Allahu në Kur’an:
- “…Ata i goditi mjerimi dhe sëmundjet dhe, aq shumë u tronditën, saqë çdo i dërguar dhe ndjekësit e tij, thirrën: ‘Kur do të arrijë ndihma e Allahut?!’ Ja, ndihma e Allahut është afër.” (Kur’an, Bekare – 214).
- “Edhe të tjera që ju i dëshironi, ndihmë prej All-llahut dhe fitore e afërt, e pra, përgëzoi besimtarët!” (Kur’an, Saff – 13).
Mbase ky gjenocid do të zgjasë edhe pak, e edhe lufta do të zgjerohet, bota do të ridizajnohet, mirëpo, mbas errësirës më të madhe, gjithsesi vjen agimi i diellit.
Këtij agimi do t’i gëzohet bota si asnjëherë më parë, sepse Gaza nuk do të jetë vetëm kurban i myslimanëve por i të gjithë botës.
Tokën që e ka bekuar Allahu do ta trashëgojnë të bekuarit dhe të përgëzuarit e Allahut.
Ndërsa shejtani i mallkuar Netanjahu dhe shejtanët tjerë – ndihmësit e tij, që deklaruan ditë më parë se: “do ta bëjmë Gazën ferr”, le ta dinë se, atë vend e ka bekuar Allahu dhe nuk bëhet ferr asnjëherë. Ju e dini mirë, që është aq e bekuar, sa që edhe guri do të tregojë se jeni fshehur pas tij. (Hadith).
Por, ju bastardë zullumqarë shikoni me sytë e banorëve të ferrit, sepse pikërisht ju jeni banorët dhe lëndët djegëse të ferrit.
Aty do t’i gjeni paraardhësit e tuaj, që për dallim nga ju, kanë vrarë edhe Pejgamberë! Aty edhe vdekja do të vdesë, e ju do të digjeni përgjithmonë.
Mr.sci. Saad Riza Gashi