Kancelarja gjermane, Angela Merkel e kaloi “skepticizmin” që kishin liderët e tjerë botëror përballë liderit turk Recep Tayyip Erdogan, dhe e falënderoi atë për kontributin e dhënë gjatë samitit të liderëve të G-20 dhe për atë që bëri Turqia për refugjatët.
Gjatë konferencës për shtyp të organizuar në fund të samitit të G-20, Kancelarja Merkel në cilësinë e kryesueses së radhës organizoi një konferencë për shtyp në të cilën ajo i bëri një vlerësim temave që u diskutuan në samit, ndërsa iu përgjigj pyetjeve në lidhje me takimin e saj me Presidentin Erdogan.
Duke e bërë të ditur se Presidenti Erdogan dha kontribut të veçantë për agjendën e samitit, Merkel tha se “Çmoj lartë ato që bëri Turqia për refugjatët”. /MESAZHI/