Avokati i Shyhrete Berishës ka deklaruar në emisionin “Përballje” se klientja e tij ka dy dëshira për pjesën e shtëpisë dhe pronës së saj së cilës tash i takon.
“E para është që shtëpinë ta kthejë në muze për të treguar historinë se çka ndodhi aty. Dhe, e dyta është që aty të hapet një kopsht për fëmijë të cilët kanë nevojë për përkujdesje”, ka thënë ai.
“Dëshira e saj është që kjo të kthehet në shtëpi për publikun. Kjo është edhe një dëshmi për të se drejtësia ka triumfuar”. /Telegrafi/