Raporton Hind Khoudary nga Deir el-Balah, Rripi i Gazës
Shumica e viktimave të sulmeve izraelite në Gaza janë gra dhe fëmijë, ndërsa objektivat kryesore vazhdojnë të jenë shtëpitë e banimit dhe tendat e përkohshme ku civilët kërkojnë strehim. Këto të dhëna janë konfirmuar edhe nga Kombet e Bashkuara, që kanë dokumentuar raste ku viktimat ishin vetëm gra dhe fëmijë.
Në Spitalin Al-Aqsa, ku çdo ditë mbërrijnë ambulanca me të plagosur, vërehet qartë se shumica e tyre janë gra dhe fëmijë të vegjël. Mungesa e furnizimeve mjekësore po e përkeqëson më tej gjendjen e tyre.
“Sot, nëse hyni në spital, do të shihni se kush janë të plagosurit: kryesisht gra dhe fëmijë shumë të vegjël,” raportoi Khoudary.
Sulmet nuk kanë kursyer as shkollat, strehimoret e UNRWA-s dhe hapësirat publike, duke i lënë civilët pa vende të sigurta për t’u strehuar. Situata në terren po përkeqësohet dita-ditës që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës.




