Shumica e të infektuarve me Covid-19 shërohen

Afër 51.000 persona të infektuar me koronavirusin e ri (Covid-19) në mbarë botën janë shëruar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit në faqen “Worldometer” ku përpilohen të dhënat e përditësuara në lidhje me rastet e reja të Covid-19 në vendet, për shkak të koronavirusit të ri deri më tani kanë humbur jetën 3.203 persona.

Përderisa vazhdojnë punimet për të zhvilluar një vaksinë kundër sëmundjes, trajtimi në më shumë se gjysmën e rasteve përfundoi me sukses. Deri më tani 50.984 persona të infektuar me Covid-19 janë liruar nga spitalet.

Sipas kësaj deri më tani vetëm 3,4 për qind humbën jetën, ndërsa 54,7 për qind u shëruan.

Epidemia mbeti larg në krahasim me koronaviruset tjera të 20 viteve të fundit në aspektin e numrit të personave të infektuar, vdekjeve dhe përhapjes, ndërsa edhe në aspektin e vdekjeve po ndjek një përqindje të ulët.

Sindroma e Rëndë e Frymëmarrjes Akute (SARS) që u përhap mes viteve 2002-2003 në Kinë, kishte infektuar 8.096 persona ndërsa kishte shkaktuar vdekjen e 774 personave.

Sindorma Resporatore e Lindjes së Mesme (MERS) kishte infektuar 2.506 persona, ndërsa kishin humbur jetën 862 persona.

Përqindja e vdekjes në SARS ishte 9,6 për qind, ndërsa 34 për qind në MERS.