Me më shumë se 20 vjet pas lansimit fillestar të Renault Mégane, modelit i cili është shitur mbi 6.5 milionë njësi në mbarë botën, Renault e ka rinovuar linjën e veturës së famshme Mégane, makinën e katërt në këtë seri, e cila tashmë edhe në tregun tonë vjen me pesë mundësi unike për ta blerë.
Mirëpo gjithsesi se ka shumë më shumë se vetëm pesë arsye për të vendosur që vetura juaj e re të jetë Renault Megane. Modeli i ri i Mégane, i cili e ka fituar çmimin “Vetura e vitit 2016” vjen me stilin më stilin më dinamik dhe vulën e veçantë të ndriçimit, si në pjesën e përparme ashtu edhe në pjesën e prapme.
Megane është mishërim i dizajnit modern dhe ADN’së së Renault, i cili ka ‘shpatulla të skulpturuara’ me shumë kujdes dhe identitet të ri me logon e madhe vertikale në maskën e përparme të veturës, e cila dallohet nga larg.
“Në treg shumë konkurrues të veturave kompakte, ishte e domosdoshme që Mégane i ri të dilte i pari dhe të dallohej menjëherë”, thotë dizajneri i veturës, Franck Le Gall.
Në tregun kosovar, përfaqësuesi zyrtar i veturave Renault, Nissan dhe Dacia – AutoMita deri më 31 korrik 2017 ofron fushatën promovuese e cila përfshin garancionin 5 vjeçar, 5 servisimet e para falas, 5 vjet asistencë rrugore, 5 aksesorë si dhe 5 përqind interes bankar. Çmimi fillestar i Renault Megane të ri në ofertë fillon prej 13,900 euro.
Duke qenë se oferta për Renault Megane është e kufizuar, ju nuk duhet ta humbni mundësinë unike për ta parë nga afër dhe për tu pajisur me veturën e re të vitit, e cila ofron dizajnin më të mirë të brendshëm dhe të jashtëm në segmentin e saj, bashkë me teknologjitë dhe specifikat e tjera të avancuara si dhe variante të ndryshme të motorrëve, sipas nevojave të shumta të përdoruesve./Mesazhi/