Kjo eshte nje fraze qe shpesh e degjojme nga bashkebiseduesi ose edhe ne vet e perserisim.
Sidomos kjo fraze degjohet kur behet fjale per librat qe lexojme.
Natyrisht qe harresa ka shume shkaqe, por nje nder kryesoret eshte, mos perseritja e gjerave qe lexohen. Diturite qe hyjne ne gropat e thella te mendjes, nuk dalin nga ato gropa, vetem se me ane te perseritjes.
– Ibn Sina (Avicena) e ka perseritur librin “Ç’ka pas natyres”, 40 here.
– El Farabiu e ka perseritur librin mbi “Psikologjine njerezore” 200 here.
– Ibn Atije e ka perseritur “Sahihul Buharine” 700 here.
– Imam Shafiu kishte memorizuar per 15 dite, librin “El Muveta”, te Imam Malikut, i cili kishte mbi 600 faqe.
– El Ebherij el Malikij i ka perseritur permbledhjet e Ibn Abdulhakimit 500 here.
– Ibnu Tiban e ka perseritur librin “El Mudeueneh”, 1000 herë!”, etj, etj.
Edhe keta sikur ne, diten e kane pasur 24 ore.
Mirepo, bujaria e tepruar me kohen e lire qe kemi, mos perseritja e librave qe kemi lexuar dhe humbja e kohes si dhe mbushja e kokes me informata te parendesishme nga rrjetet sociale, e bene te veten.
Prandaj nuk kane thene kot: “Repetitio est mater studiorum”, perseritja eshte nena e te mesuarit.
Keshtu, nuk eshte çudi qe shume dituri qe lexojme, ne mungese te perseritjes, treten ne burgun e harreses.
Mr.sci. Saad Riza Gashi