Seanca e sotme gjyqësore në të cilën do të merret vendimi përfundimtar për Ramush Haradinajn, ka bërë që shumë qytetarë të mblidhen para gjykatës në Colmar të Francës.
Qytetarët të cilët janë mbledhur para gjykatës presin lirimin e Haradinajt.
Seanca pritet të nisë nga ora 09:00.
Ekipi i ‘Indeksonline’, ndodhet në Colmar dhe do të sjellë detaje ekskluzive nga zhvillimet në Colmar të Francës.