Mjekët në Afganistan i kanë thënë BBC-së se kanë vdekur shumë fëmijë në tërmetin që goditi shtetin të mërkurën.
Mbi 1000 persona kanë vdekur në katastrofën, ndërsa shiu, e rrëshqitja e tokës ka vështirësuar punën e punonjësve të shpëtimit.
Ende nuk dihet numri i saktë i personave që kanë mbetur të ngujuar nën rrënojë. Tërmeti ishte i magnitudës 6.1 shkallë.
Autoritetet e talebanëve kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Rrjetet e komunikimit janë goditur rëndë.
Një grua në një spital në kryeqendër të Paktikas i ka thënë gazetarëve se ka humbur 19 anëtarë të familjes.
“Shtatë në një dhomë, pesë në tjetrën, katër në një dhomë tjetër, tre në një dhomë, të gjithë kanë vdekur”, ka thënë ajo.
Tërmeti goditi rreth 44 kilometra nga qyteti Khost, ndërsa dridhjet u dëgjuan në Pakistan e Indi. /koha