Më shumë se 29 mijë vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës për përgatitjet për

Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen

më 11 qershor 2017. Mbledhja u mbajtë në Qendrën Mediale, e cila do të jetë një

hapësirë për mediat e akredituara që do të përcjellin punën e KQZ-së.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi Grupin e IX të

vëzhguesve dhe të fundit, që do të vëzhgojnë këto zgjedhje. Numri i përgjithshëm i

vëzhguesve të akredituar është: 29 mijë e 264 vëzhgues, të ndarë si në vijim:

 160 vëzhgues nga 8 Ambasada,

 301 vëzhgues nga 7 Organizata Ndërkombëtare,

 8 mijë e 830 vëzhgues nga OJQ – Vendore,

 3 mijë e 657 vëzhgues nga Partitë Politikë pjesëmarrëse në këto zgjedhje,

 15 mijë e 784 vëzhgues nga Koalicionet pjesëmarrëse në këto zgjedhje,

 27 vëzhgues nga Institucione Ndërkombëtare (Trupa të Menaxhimit të

Zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës),

 1 vëzhgues nga 1 Institucion Vendor,

 468 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Vendore, dhe

 36 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Ndërkombëtare.