Shuma e parave që fiton Shqipëria nëse zë vendin e parë në grup

Të mërkurën në orën 16:00, Shqipëria do të luajë ndeshjen finale kundër Bjellorusisë.

Me dy pikë më pak se rivali, ekipi i Rejës ka në lojë vetëm një rezultat: fitoren.

Kjo, për faktin se kuqezinjtë duan vendin e parë dhe vetëm me triumfin mund të parakalohet Bjellorusia.

Kjo ndeshje, për vendin e parë, sjell gjithashtu një sërë benefitesh. Së pari, është kualifikimi për në çerekfinalet e Ligës së Kombeve për këtë edicion.

Vendi i parë sjell edhe 1.125 milionë euro shpërblim për FSHF-në, njësoj sa shifra e pjesëmarrjes në këtë ligë.

Vendi i parë e ngjit Shqipërinë në Ligën B për edicionin e ardhshëm, me skuadra edhe më të forta, me më tepër të ardhura etj.

Vendi i parë i jep Shqipërisë shanset për t’u ngjitur një vazo më lart referuar kualifikueseve për Botërorin 2022, bazuar edhe në renditjen e përfaqësueseve evropiane me kriter pikërisht ecurinë në Ligën e Kombeve.