Ballina Lajmet Kosovë Shukri Buja ftohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë

Shukri Buja ftohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë

Shukri Buja, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Nerodimës, ka njoftuar se ka udhëtuar për në Hagë pasi është ftuar nga Dhomat e Specializuara.

Buja në një postim në Facebook ka thënë se ka udhëtuar pa dëshirën e tij.

“Të nderuar bashkëluftëtarë, miq dhe dashamirë, të nderuar qytetarë! Me ftesë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, sot pa dëshirën time, me ftesë të detyruar të paraqitjes, udhëtova për në Hagë. UÇK-ja ishte e shenjtë, ishte kundër pushtuesit, falë luftës së saj të armatosur dhe falë përkrahjes së aleateve në veçanti nga SHBA-të ne e gëzojmë lirinë sot. Lufta çlirimtare në Kosovë ishte e imponueshme, e domosdoshme dhe e drejtë, ngaqë ishte e drejtuar kundër një pushtuesi, i cili përpiqej me zjarr dhe hekur të kryente spastrimin e përgjakshëm etnik të Kosovës. Lufta çlirimtare solli lirinë dhe pavarësinë që shumë po e gëzojnë sot, ndërsa bijtë më të mirë të këtij vendi u akuzuan dhe po mbahen padrejtësisht në burg. Besoj në pafajësinë e bashkëluftëtarëve!” – ka shkruar ish-kryetari i Lipjanit në Facebook.

Exit mobile version