Shuarja e një ylli të UÇK-së (Liman Selman Murat Musliu)

Liman Selman Murat Musliu (r.a)

Amanet
Pushkën Biri im
Në oden ku çatia pikonte shi

Këtë pushkë e bekoi edhe Shaban Polluzha
Amanetin e Babës së tij
Limani me guxim
E barti në zemër
E shenjoi në sy
Luftoi krahas me Abejen e madh (Bekim Berishën)

Nuk u zmbraps nga asnjë betejë
E barti Emrin e Ademit të madh
Në gjakë
Në zemër
Në sy

Këtë amanet e përcjelli edhe te Bijtë e tij
Ashtu si Baba dhe Gjyshi i tyre

Andaj..
Bijë të nderuar të Luftëtarit trim
Shpresoj amanetin ta bartëni në breza

Liman, prehu në selam (paqe)
Në Tokën që të pret si birin e sajë
Në Tokën që e deshte si Nanën

Dje në luftë e kërkove lirinë e vdekjës
Sot në paqe vdekja të erdhi në liri

Kosovën e deshte
Atëherë kur edhe emrin e sajë se guxonin
Ajo sot të përkujton
Me dhembshuri
Me dashuri
Me Krenari
Me Lavdi

Liman, trimi i Kosovês
Para tre dite
Të përmendëm në miqësi
Intuitës përftove

Shkove pa të thënë qoftë një lamtumirë
Xhenneti qoftë vend-takimi ynë
Me të gjithë Ushtarët e Lirisë
(Amin)

rr.f – Nentor-2024