Shtypet një fëmijë palestinez nga një automjet ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor

Një fëmijë 5 vjeçar palestinez është lënduar të dielën, pasi u shtyp nga një automjet ushtarak izraelit në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor, ka bërë të ditur Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se fëmija ishte dërguar në spital për t’u trajtuar. Plagosja e të miturit palestinez është konfirmuar edhe nga Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Nuk ka asnjë koment nga ushtria izraelite rreth incidentit. Ndërkohë, dhjetëra palestinezë u plagosën në përleshjet me forcat izraelite në Bregun e okupuar Perëndimor.

Pjesa më e madhe e lëndimeve u shkaktuan nga plumbat e gomës dhe gazsjellësi të cilat u përdorën nga forcat izraelite gjatë konfrontimeve, thuhet në njoftim. Tensionet janë rritur në të gjithë territoret palestineze që nga vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të njohur zyrtarisht Kudsin si “kryeqytetin e Izraelit”.