Ballina Lajmet Kosovë Shtyhet vendimi për reciprocitetin me Serbinë sipas kërkesës së SHBA-së

Shtyhet vendimi për reciprocitetin me Serbinë sipas kërkesës së SHBA-së

Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë zbatimin e reciprocitetit me Serbinë, që pritej të nis sonte në orët e mesnatës.

Nga Qeveria e Kosovës u tha se kryeministri Albin Kurti bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani pas kontakteve të zhvilluar me faktorët ndërkombëtarë kanë marrë vendim që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve që lidhen me reciprocitetin .

“Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Osmani dhe zëvendës kryeministrat Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”, u tha nga Qeveria e Kosovës.

Exit mobile version