Shtyhet edhe ndeshja Napoli – Inter

Ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Napolit dhe Inteit, është shtyrë pa një datë të caktuar.

Pas shtyrjes së ndeshjes mes Juventusit dhe Milanit, është vendosur që po ashtu të shtyhet edhe ajo mes Napolit dhe Interi, shkaku i rrëzikut të përhapjes së Koronavirusit.

Italia ka disa ditë që po përballet me këtë epidemi, ku u ka marrë jetën mbi 20 personave.

Shumë ndeshje në fundjavë janë shtyrë, dhe janë tani dy ndeshjet e Kupës së Italisë që kanë pasur fatin e njëjtë.

Federata e Futbolli të Italisë do të caktojë data tjera për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve./