Shtyhen ndeshjet e Serie A – Coronavirusi alarmon Italinë

Ndeshje të Serie A janë shtyrë si pasojë e frikës së madhe nga Coronavirusi.

Coronavirusi është përhapur edhe në Itali, ku deri më tani ka regjistruar dy viktima, kurse në total janë shënuar 79 raste të prekura me këtë virus.

Si pasojë, kryeministri i Italisë, Conte, ka vendosur që në këtë rast të paprecedent të suspendojë të gjitha evenimentet sportive në Lombardi dhe Veneto, regjione ku Coronavirusi është përhapur.

Kështu, ndeshjet Verona – Cagliari dhe Atalanta – Sassuolo dhe Inter – Sampdoria do të anulohen, përcjell lajmi.net.

Vendimi i kryeministrit është bërë i ditur në konferencën e tij të fundit për shtyp, gjatë mbrëmjes të së shtunës.