Shtohet konkurrenca për Brojën

Fenerbahçe dhe Bologna, janë skuadrat e fundit që janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit Armando Broja, raportojnë mediumet e huaja të hënën.

Bëhet e ditur se Fenerbahçe e Bologna po sfidojnë Ëolverhamptonin e Monacon për kartonin e Brojës, i cili këtë verë pritet të largohet nga Chelsea.

Ai nuk bën pjesë e klubit londinez që për kartonin e tij po kërkon të paktën 20 milionë euro, duke pasur parasysh se ka kontratë deri në vitin 2028.

Broja në pjesën e dytë të sezonit 2023/24 ishte i huazuar tek Fulhami, ndërsa në total ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim në 27 paraqitje në të gjitha garat.

22-vjeçari, së fundmi është ftuar nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho për Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani dhe nis më datën 14 qershor.