Ballina Lajmet Kosovë Shtohen rastet e fruthit, vaksinohen mbi 300 fëmijë në Fushë Kosovë

Shtohen rastet e fruthit, vaksinohen mbi 300 fëmijë në Fushë Kosovë

Stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë ka filluar t’i vaksionojë fëmijët e komuniteve Romë, Egjiptian dhe Ashkalinjë.

Shefi i QKMF-se në Fushë Kosovë, Remzi Shala tha në Klan Kosova se këta banorë nuk i kanë vaksionuar fëmijët e tyre për këtë qëllim kanë vendosur të shkojmë shtëpi për shtëpi për t’i vaksinuar fëmijët e komuniteteve.

Sipas Shalës për pesë ditë kanë arritur t’i vaksionojnë 311 fëmijë.Ai bëri të ditur se në terren kanë arritur t`i identifikojnë 20 fëmijë të prekur nga fruthi.

Sipas shefit të QKMF-se kanë mbetur edhe tri lagje pa u vizituar që siç bëri të ditur ai, numri i atyre qe do të vaksionohen do të arrijë në 500./Mesazhi/

Exit mobile version