Shtohen mikrogjallesat në thellësi të oqeaneve

Shkak rritja e temperaturave, ndikim në zinxhirin ushqimor ujor

Organizmat fitoplankton po zgjerohen shumë drejt thellësive oqeanike. Ky fenomen vjen si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe mund të ketë një impakt në të gjithë zinxhirin ushqimor ujor.

Fitoplancton janë mikrogjallesa që popullojnë oqeanet dhe sipërfaqet e tyre kryesisht, dhe përfaqësojnë rreth gjysmën e të ashtuquajturit prodhim parësor, pra përmes fotosintezës prodhojnë rreth gjysmën e substancave organike që përdoren nga gjallesat e tjera.

Një studim i fundit i realizuar nga Universiteti Exeter në Mbretërinë e Bashkuar ka analizuar biomasën e tyre gjatë 33 viteve të fundit në një zonë në Oqeanin Atlantik në detin Sargassi, dhe sasia e mikroorganizmave ka pësuar rritje domethënëse, si pasojë e rritjes së temperaturave.

Dhe kanë zbuluar se kjo rritje është drejtuar në thellësite oqeanike, pasi sipërfaqet monitorohen edhe nga satelitet.