Njerëzit që hanë në ambiente publike gjatë ditëve të agjërimit të muajit të Ramazanit në Kuvajt, përveç gjobës, rrezikojnë të shkojnë edhe një burg, citohet të ketë thënë një zyrtar i sigurisë të hënën.
Dhe siç shkruan gulfnews, sipas ligjit të Kuvajtit, të ushqyerit në publik gjatë kësaj periudhe është një vepër penale e dënueshme me një maksimum prej një muaji në burg ose me një gjobë prej 100 dinarë.
Një ligji i tillë, siç thuhet më tej, zbatohet si për myslimanët po ashtu edhe për jomyslimanët.
“Shtetasit dhe emigrantët duhet të respektojnë vlerat, traditat dhe ndjenjat e respektit të agjëruese”.