Shteti i varfër i Mozambikut goditet nga fatkeqësi e madhe natyrore

Një zyrtar i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe përshkroi dëmin e shkaktuar për 1.7 milion njerëz nga cikloni tropikal Idai si kriza më e keqe humanitare në historinë e Mozambikut.

Matthew Cochrane, tha në një konferencë për shtyp të OKB-së se ekipet e shpetimit po përpiqen të tërheqin njerëzit e bllokuar në çati dhe në pemë në rajonin Beira, rajon ky me një popullsi prej më shumë se gjysmë milioni banorësh.

Agjencitë e OKB-së si Programi Botëror i Ushqimit (WFP) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, UNICEF, së bashku Kryqin e Kuq apeluan për financim të menjëhershëm ndërkombëtar për të mbështetur ata që nuk kanë qasje në ushqim apo ujë të pastër në Mozambik, Zimbabve dhe Malavi.

Ende nuk dihet saktësisht sa mund të jetë numri i viktimave në këtë rajon të varfër, të prekur nga kjo tragjedi natyore.