Ballina Arritje Teknologji Shteti Gjerman shiti 50 mijë Bitcoin për 2.6 miliardë euro

Shteti Gjerman shiti 50 mijë Bitcoin për 2.6 miliardë euro

Bitcoinët ishin konfiskuar nga rasti kriminal “movie2k”. Kjo shitje kishte kontribuar në rënien e çmimit të bitcoin në javët e fundit deri në 57,723 dollarë përpara se të rikuperohej ditët e fundit.

Shteti Gjerman i Saksonisë njoftoi se ka shitur afro 50,000 bitcoin për 2.64 miliardë euro. Shitja e tyre u bë gjatë periudhë 19 Qershor deri më 12 Korrik.

Shitja e cila u konsiderua urgjente pa 49,858 bitcoinë të konvertohen në 2,639 miliardë euro. Procesi u krye në disa faza përgjatë 3 javë e gjysmë në mënyrë që të mos kishte trazim të tregut shpjeguan autoritetet Gjermane.

Bitcoinët ishin konfiskuar nga rasti kriminal “movie2k”. Kjo shitje kishte kontribuar në rënien e çmimit të bitcoin në javët e fundit deri në 57,723 dollarë përpara se të rikuperohej ditët e fundit.

Pavarësisht mbylljes së shitjes nga Saksonia, sfida të tjera mbeten për bitcoin siç janë rikthimi i parave tek investitorët e Mt.Gox.

Gjithashtu shitjet e bitcoin u absorbuan nga investitorët në ETF të cilët përfituan nga rënia e çmimit. ETF Bitcoin regjistruan 79 milionë dollarë të hyra duke shënuar javën e tyre më të mirë që prej muajit Maj.

Exit mobile version