Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shteti afrikan jep ultimatum për lidhjet jashtëmartesore

Shteti afrikan jep ultimatum për lidhjet jashtëmartesore

 Në Burundi, shtet në Afrikën lindore, janë ndaluar lidhjet jashtëmartesore dhe nga çiftet është kërkuar që të martohen deri në fund të vitit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, projektligji i paraqitur në muajin maj që parashihte ndalimin e lidhjeve jashtëmartesore është firmosur nga ana e presidentit të shtetit, Pierre Nkurunziza.

Po ashtu, çifteve në lidhje jashtëmartesore u është dhënë afat deri në fund të vitit për t’i zyrtarizuar lidhjet e tyre në kishë ose përmes kurorëzimit zyrtar.

Siç thuhet, kjo praktikë synon ruajtjen e vlerave morale të shoqërisë dhe shmangien e viktimizimit të grave dhe fëmijëve.

Burundi ka shkallë të lartë të lindjeve jashtëmartesore. Në këtë vend, fëmijët e lindur si rezultat i këtyre lidhjeve nuk kanë të drejtë trashëgimie, ndërkohë që edhe për gratë nuk ekziston ndonjë status ligjor.

Nga ana tjetër, një pjesë e vendit është e mendimit se kjo praktikë është në kundërshtim me besimin, kulturën dhe traditat e shoqërisë.

Exit mobile version