Shtetet e Quint-it mbështesin këdo që formon Qeverinë

Shtetet e QUINT-it kanë kërkuar nisjen e veprimeve të shpejta për konstituimin e institucioneve, shkruan sot Koha Ditore.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë se një gjë e tillë duhet të bëhet me mirëbesim, në mënyrë që udhëheqësit e zgjedhur të fillojnë punën rreth çështjeve të rëndësishme me të cilat përballet Kosova.

Në përgjigjen dërguar gazetës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kujtuar verdiktin e popullit më 11 qershor.

“Votuesit e Kosovës e kanë thënë fjalën e tyre. Procesi i formimit të Qeverisë së re duhet të fillojë shpejt dhe me mirëbesim, ashtu që udhëheqësit e sapozgjedhur të mundë të fillojnë punën rreth çështjeve të rëndësishme me të cilat ballafaqohet Kosova”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane.

TEMAT:QUINT