Ballina Arritje Teknologji Shtetet e Bashkuara i hapin rrugë adoptimit të kriptoaseteve në masë

Shtetet e Bashkuara i hapin rrugë adoptimit të kriptoaseteve në masë

Rregullatori financiar i Shteteve të Bashkuara ka qenë gjithnjë skeptik ndaj bitcoin dhe kriptomonedhave në tërësi dhe përmes një deklarate drejtuesi Gary Gensler nuk kurseu kritikat.

Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA (SEC) ka aprovuar aplikimet për 11 ETF bitcoin, një vendimi i cili do ta bëjë shumë më të lehtë për njerëzit të investojnë në kriptomonedha pa qenë nevoja të blejnë dhe mbajnë bitcoin drejtpërdrejtë.

Aprovimi erdhi vetëm një ditë pasi një haker mori nën kontroll llogarinë e SEC në platformën X dhe postoi një cicërimë ku thoshte se ETF-të bitcoin janë aprovuar nga autoriteti rregullator në fjalë.

Një zhvillim i madh për investitorët kripto, të cilët për vite me radhë janë përpjekur të fitojnë aprovimin e SEC për fondet e investimet që mbajnë bitcoin. Me aprovimin, 11 fonde të tilla do të listohen në bursa.

Rregullatori financiar i Shteteve të Bashkuara ka qenë gjithnjë skeptik ndaj bitcoin dhe kriptomonedhave në tërësi dhe përmes një deklarate drejtuesi Gary Gensler nuk kurseu kritikat.

“Bitcoin është spekulative, aset me luhatje të mëdha i cili përdoret për aktivitete të paligjshme si ransomware, pastrim parash, shmangie të sanksioneve dhe financim të terrorizmit,” tha ai.

“Ndërsa ne kemi aprovuar listimin dhe tregtimin e disa ETF-ve bitcoin, nuk aprovojmë as mbështetim bitcoin. Investitorët duhet të jenë të kujdesshëm për rreziqet të bart bitcoin dhe produktet vlera të cilave është e lidhur ngushtë me kriptot.”

Gensler mund të ketë shumë arsye për të reaguar në këtë mënyrë. Ditën kur hakerët morën kontrollin e llogarisë X të SEC, menjëherë pas postimit se fondet ETF janë aprovuar, vlera e bitcoin u rrit me shpejtësi.

SEC është duke hetuar së bashku me FBI-në lidhur me këtë çështje.

Exit mobile version