Bashkimi Evropian thotë se është i hapur që më shumë shtete nga Ballkani t’i bashkohen bllokut, nëse ato vazhdojnë reformat ekonomike dhe politike.
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë të qartë evropiane”, ka thënë kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, gjatë samitit të BE-së, të mbajtur të enjten mbrëma në Bruksel.
Liderët e BE-së, në këtë samit kanë thënë se e kanë vendosur anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në agjendën e samitit të Brukselit, me qëllim që tu tregojnë vendeve të Ballkanit që, pavarësisht tensioneve etnike në rajon, vendet që i kryejnë reformat do të jenë të mirëpritur që t’i bashkohen bllokut, veçanërisht në kohën kur Rusia po mundohet që ta rrisë ndikimin në rajon.
Në samitin e BE-së nuk u vendos për politika të reja të BE-së për Ballkanin por diplomatët thanë se liderët evropianë mendojnë ta vizitojnë më shpesh rajonin, për të inkurajuar shtetet që të kryejnë reformat, raporton Rel.