Policia izraelite në vendbanimin Sheikh Jarrah në Jerusalemin e okupuar Lindor, shtëpinë e familjes palestineze ia dorëzon kolonëve hebrenj.
Dëshmitarët okularë thonë se policia izraelite ka nxjerr nga shtëpia familjen palestineze Shamesneh, e cila jetonte aty nga viti 1964, për t’ia dorëzuar kolonëve hebrenj.
Ndërsa policia nuk lejonte asnjë palestinez që të afrohej në shtëpinë e tetë anëtarëve të familjes Shamesneh, kolonët hebrenj prisnin që të futeshin në shtëpi. OJQ Peace Now tha se kolonët hebrenj janë vendosur në shtëpi.
Policia izraelite arrestoi tre aktivistë hebrenj të të drejtave të njeriut që donin të solidarizoheshin me familjen palestineze.
Ayoub Shamesneh, një anëtar i familjes, në një prononcim të më hershëm për AA tha se Jerusalemi është hebreizuar dhe se si palestinez janë privuar nga e drejta për jetë në këtë zonë.
“Nuk ka tirani më të madhe se kjo. Kështu mund të shpjegoni se kur ktheheni në shtëpi, gjërat janë hedhur jashtë, fëmijët janë lënë para derës së shtëpisë, dhe në shtëpinë ku është vendosur flamuri izraelit ka hyrë familja hebraike”, tha Ayoub.
Në Jerusalemin e okupuar Lindor ka më shumë se 200,000, kurse në Bregun Perëndimor më shumë se 400,000 kolon hebrenj. Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha njësitë e banimit hebre në këto zona konsiderohen të paligjshme. /AA/