E vetmja shtëpi ku mund të shkosh pa ftesë, dera e së cilës kur ta hapësh mbrapa saj të presin fytyra të qeshura përqafime të ngrohta dhe sy që të shikojnë me shumë dashuri.
Një shtëpi ku ngjallen nostalgjit e ditëve tua të fëmijërisë pa brenga, ditët e lumtura siguri dhe stabilitet.
Një shtëpi ku prania jote dhe shikimi i fytyrave të nënës dhe babait tënd është bekim për ty
Një shtëpi që nëse largohesh zemra e pronarëve të saj vi me ju.
Një shtëpi ku ndizen dy qirinj për të ndriçuar botën tuaj dhe për të mbushur jetën me lumturi dhe gëzim.
Një shtëpi ku sofra është e mbushur me shumë dashuri.
Hapeni derën e shtëpisë së prindërve tuaj gjersa i keni gjallë…
Tingulli i mbylljes së asaj dere copëton zemrën e secilit fëmijë dhe le një boshllëk të cilën asgjë nuk e përmbush.
Të lumtur janë ata qe kanë të hapur derën e shtëpisë të prindërve ku mund të shkojnë dhe ka dikush që i pret me krahëhapur me shumë ngrohtësi dhe dashuri të pakushtëzuar.
Valbona Krasniqi ✍️