Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shtëpia e Bardhë: Fluturimet e dëbimit kanë filluar

Shtëpia e Bardhë: Fluturimet e dëbimit kanë filluar

Shtëpia e Bardhë ka publikuar fotografi të disa personave duke hipur në aeroplan ushtarak, duke theksuar se “fluturimet e dëbimit kanë filluar”, transmeton Anadolu.

Në platformën sociale X, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se “fluturimet e dëbimit kanë filluar”, duke iu referuar atyre që kanë hyrë ilegalisht në SHBA.

“Presidenti Trump po dërgon një mesazh të fortë dhe të qartë për të gjithë botën. Nëse hyni ilegalisht në SHBA, do të përballeni me pasoja të rënda”, shkroi Leavitt.

Ajo nuk dha informacione të mëtejshme për ata që po hipnin në aeroplan.

Dje, agjentët amerikanë të emigracionit arrestuan më shumë se 500 emigrantë pa dokumente, të cilët dyshohet se kërkohen për krime të ndryshme në të gjithë vendin.

Duke cituar shifra nga Emigracioni dhe Zbatimi i Doganave i SHBA-së (ICE), Shtëpia e Bardhë njoftoi se 538 arrestime dhe 373 ndalime u kryen në disa qytete të SHBA-së.

Exit mobile version