Shtatë ushqime ideale të pasura me Magnez

Magnezi është një prej mineraleve më të dobishme për organizmin.

Bashkë me kalçiumin dhe kaliumin, magnezi luan një rol thelbësor për shëndetin e zemrës, muskujt dhe kockat.

Ai ndihmon kundër pagjumësisë, depresionit, migrenës.

Përpara se t’i drejtoheni farmacisë për të marrë suplementë, lexoni listën e AgroWeb.org me ushqimet më të pasura me magnez të cilat duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor.

Tërshëra

Përfitimet e tërshërës janë të panumërta.

Ajo është e pasur me proteinë, fibër dhe disa vitamina të kompleksit B.

Një gjysëm racioni me tërshërë plotëson 32% të sasisë së rekomanduar ditore të magnezit.

Spinaqi

Kjo barishte e shëndetshme është e pasur me ushqyes të nevojshëm për mbarëvajtjen e organizmit.

Spinaqi mund të hahet i freskët ose i gatuar.

Vitamina C dhe kaliumi përthithen më mirë nëse spinaqi hahet i gjallë ndërsa vitaminat A dhe E përthithen më shumë kur spinaqi është i gatuar.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një racion me spinaq përmban 39% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

Farat e Kungullit

Me një sasi prej çerek filxhani çaji me fara kungulli mund të plotësoni 50% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.