Është shtuar numri i futbollistëve shqiptarë te Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut, pasi selektori Bllagoja Milevski të mërkurën ka publikuar listën e lojtarëve për Ligën e Kombeve.
Në listën e tij, selektori Milevski ka ftuar 27 futbollistë, ndërsa në mesin e tyre ka përfshirë shtatë lojtarë shqiptarë.
Kapiteni Enis Bardhi është pjesë e listës, sikurse edhe Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Isnik Alimi e Lirim Qamili, ndërsa dy lojtarët e rinj të ftuar janë Behar Feta dhe Sefer Emini.
Feta është mbrojtës dhe aktivizohet te Domzhalle në Slloveni, ndërsa Seferi luan në sulm të skuadra e Sonderjyskes në Danimarkë.
Maqedonia e Veriut këtë muaj do t’i luaj në shtëpi dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Letoninë (14 nëntor) dhe Ishujt Faroe (17 nëntor).
Aktualisht, Maqedonia e Veriut i prinë grupit C4 të ligës C, ku pas katër ndeshjeve të zhvilluara ka tubuar 10 pikë dhe po shkon drejt promovimit në ligën B të Ligës së Kombeve.