Trupat e shtatë refugjatëve, në mesin e tyre gra dhe fëmijët, u gjetën të fundosur mbrëmë në bregun turk të Egjeut, konfirmoi roja bregdetare turke.
Dy gra dhe pesë fëmijë gjetën vdekjen kur varka e refugjatëve që mbarte 18 persona u përmbys në afërsi të distriktit Çeşme të provincës së Izmirit.
Tre anije dhe një helikopter u dërguan nga roja bregdetare për operacione shpëtimi.
Nëntë persona, duke përfshirë katër irakianë, tre somalezë dhe dy sirianë u shpëtuan dhe u dërguan në spitalin shtetëror të Çeşmes për trajtim.
Personi i cili organizoi anijen thuhet se arriti të ikë kur barka filloi të zhytet. Operacionet e kërkimit për një refugjat të zhdukur janë ende duke u zhvilluar. /MESAZHI/