Shtatë persona të lënduar nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” shtatë persona kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, i tha KOHËS se njësitet policore po vazhdojnë të merren me hetime.

“Mund të konfirmojmë se pak para orës 13:00 në Autostradën Ibrahim Rugova, në zonën e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e deritanishme, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin”, tha Kelani.