Ballina Lajmet Shqipëri Shtatë gra u vranë nga bashkëshortët gjatë tetë muajve në Shqipëri

Shtatë gra u vranë nga bashkëshortët gjatë tetë muajve në Shqipëri

Fatin tragjik të Fëllënxë Rrasës e kanë patur edhe gjashtë gra të tjera përgjatë tetë muajve të këtij viti.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh, ku më 10 Shtator, u ekzekutua dhe Sabrina Bengaj nga ish-bashkëshorti Elton Metaj.
Dhuna, problemet ekonomike dhe tentativa për divorc kanë tronditur vendin nga veriu në jug edhe në gjashtë rastet e tjera kur burrat kanë ekzekutuar gratë e tyre.
Në 17 Mars, Irvana Hyka në Fier, e cila ishte 6 javëshe shtatzënë, u godit për vdekje nga bashkëshorti Demokrat Medinaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Sheq i madh” të Fierit, në sytë e fëmijëve të çiftit. Menjëherë pas ekzekutimit të bashkëshortes, Medinaj u largua nga banesa dhe u gjetë një ditë më vonë i vetëvrarë.
Më pas më 10 Prill u vra Fëllënxa Shirja në Kavajë nga bashkëshorti Bilbil Shirja, i cili e dogji të gjallë në makinë. Pak metra më tutje u gjet i vdekur dhe autori i krimit, i cili u vetëflijua.

Shkak i krimit horror është bërë xhelozia.

Ngjarja e radhës ishte në 6 Maj në Elbasan ku u vra 54-vjeçarja Luljeta Buzo. Ajo u qëllua 7 herë me kallashnikov nga bashkëshorti Koço Buzo, që po e priste jashtë derës së gjykatës. Buzo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje për dhunën që bashkëshorti i kishte ushtruar, por kjo nuk e ndaloi agresorin për ta ekzekutuar gruan para gjykatës.
Menderie Bici në Librazhd është viktima e radhës, e cila u qëllua për vdekje nga bashkëshorti në 7 Qershor. Qemal Bici e ekzekutoi në mënyrë makabre të shoqen, ndërsa më pas vari dhe veten.
Çifti patën një sherr, ku situata agravoi, ndërsa burri mori më pas sëpatën dhe goditi gruan e tij në dhomën e gjumit pas koke duke e lënë të vdekur në vend.
Më herët bashkëshortja e kishte kallëzuar në polici për dhunë.
Në 5 Korrik, Artan Ismalaja goditi me thikë gruan e tij, Klarita Ismalaja, në makinë në Fushë Krujë. /tvklan

Exit mobile version