BRUKSEL (AA) – Bashkimi Evropian (BE) pasi i ka vendosur një gjobë rekord prej 2.4 miliardë euro kompanisë Google për shkak të keqpërdorimit të pozitës së saj dominuese në kërkimet në Internet, ajo i ka njohur afat 90 ditor për ndryshimin e mënyrës së punës, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtarja e Komisionit të BE-së përgjegjëse për Konkurrencën, Margrethe Vestager, në një deklaratë duke theksuar se kompania amerikane ka shkelur rregullat e konkurrencës në strategjinë e krahasimit në shërbimet e shitblerjeve, tha se “Google duke nxitur shërbimet e saj të krahasimit në rezultatet e kërkimeve dhe duke pakësuar shikueshmërinë e kundërshtarëve si një motor kërkimi ka abuzuar me dominimin e tregut”.
Ky vendim tregon seriozitetin e abuzimit të kompanisë Google, ku i është dhënë një gjobë rekord me 2.42 miliardë euro dhe i është kërkuar që të kryejë një “trajtim të barabartë” për kundërshtarët në shërbimet e shitblerjeve.
Ndër të tjera Google i është njoftuar se brenda 60 ditëve duhet të njoftojë Komisionin e BE-së në lidhje me planin se si do ta ndryshojë këtë mënyrë punimi dhe se brenda 90 ditëve këtë duhet ta vendosë në zbatim. Gjithashtu bëhet e ditur se gjigandi i internetit duhet ta zbatojë këtë vendim në të kundërt do të gjobitet me një gjobë prej 12.5 milionë euro në ditë.
Për të kundërshtuar këtë vendim Google ka afat 2 muaj.