Kryeministri i Shqipërisë ka anuluar mbledhjen mes dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Ku ta dish mbase kështu e dënon Kosovën për arrestimin e kriminelit serb në veri të vendit?!
Dhe mbase i çon sinjal Beogradit se ai kurrë nuk do e shkelë besën e dhënë nga paraardhësit e tij ideologjik dhe se përjetë do i mbetet besnik projektit që ka për qëllim Ballkanin ta bëjë Serbosllavi!
Sidoqoftë duhet pranuar: Kryeministri i sotëm i Shqipërisë ia doli ta realizojë ëndrrën shekullore të elitave antishqiptare serbe – që përçarja brenda shqiptare t’i arrijë ato përmasa perverse sa të thuhet se shqiptaria e jeton epokën e turpit të vet politik!
Siç duhet pranuar se në Shqipëri nuk është më e qartë nëse patriotizmi shqiptar apo proserbizmi të sjellin pikë politike dhe të mbajnë në pushtet?!
Po pra, farën e kësa përçarje brendashqiptare, në arën e shqiptarisë, e mbolli Kryeministri i sotëm i Shqipërisë i cili u tregua aq properëndimorë, aq strateg i madh global dhe aq mendje hapur, sa Shqipërinë e vëllazëroi me Beogradin, por e armiqësoi me Prishtinën.
Nga: Kim Mehmeti