Sherri për disa femra ka degjeneruar mes një të riu shqiptar dhe dy shtetasve serbë duke çuar në vrasjen e njërit prej tyre raporton media austriake ‘Die Presse’. …
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Vjenë të Austrisë ku raportohet se shqptari ka vrarë një serb dhe ka plagosur tjetrin.
Mësohet se Perica Gavrilovic është qëlluar me thikë në zemër në afërsi të bar ‘Space bar lounge’ të cilin e kishte në administrim bashkë me dy miq të tij.
Pasi kanë dalë nga kafja për t’u drejtuar drejt banesës së tyre, serbi bashkë me kamerierin, një shtetas 28 vjeçar nga Bosnjë Hercegovina janë përballur në rrugë me dy shqiptare të shoqëruar nga dy vajza serbe.
Pas një zënke me fjalë, njëri prej shqiptarëve ka nxjerrë thikën duke ia ka ngulur në zemër serbit, ndërsa ka plagosur edhe kamerierin dhe është larguar me shpejtësi, njofton ‘Vecernji List’.
Shqiptari është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tij.
‘Die Presse’ citon zëdhënësin e Policisë austriake Thomas Keiblinger të ketë thënë se i dyshuari për vrasjen në Vjenë ndodhet në arrati, por pa dhënë detaje rreth identitetit të tij. /Mesazhi/