Shqiptari në Austri shndërrohet në ‘hero’, shpëton 2-vjeçaren nga…

Një shqiptar në Austri është shndërruar në hero nga mediat vendase dhe banorët, pasi ka shpëtuar një vajzë të mitur nga dhuna që po ushtronte nëna e saj e alkoolizuar. Ngjarja ka ndodhur në sheshin Braunau të Austrisë, teksa shqiptari Elvis Kadriu 21 vjeç ka ndërhyrë për të shpëtuar vogëlushen nga “kthetrat” e nënës së saj.

Nëna 42-vjecare është parë të keqtrajtoje vajzën e saj të quajtur Leonie, madje e ka përplasur dhe përtokë më gjithë forcën që kishte, ndërsa 2-vjeçarja vetëm qante.

“Skenat që kam parë ende më kanë mbetur në kokë. Nuk mundem të besoj se si një nënë mund të sillet në atë mënyrë ndaj fëmijës së saj. Unë isha duke u kthyer me makinë nga shtëpia e hallës sime”, ka thënë Elvisi për gazetën austriake “Heute.at”.