Shqiptarëve në veri nuk u jepet leja për ndërtimin e shtëpive

Lagjet me shumicë shqiptare vazhdojnë të popullohen me serbë.

Në veri të Mitrovicës në lagjet me shumicë të popullsisë shqiptare po vazhdon ndërtimi i shtëpive për serbët.
Në lagjen “Kroi i Vitakut”, tashmë po investohet për popullimin e kësaj pjese me serbë, derisa shqiptarët nuk po mund të marrin leje të ndërtojnë në pronat e tyre.

Më shumë se 300 shtëpi të shqiptarëve në atë anë ende janë gërmadha.Nazim Ismaili, kryetar i Këshillit të Veriut tha se shqiptarët po pengohen me çdo kusht të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Në këtë lagje kanë jetuar 141 familje shqiptare, do të thotë të gjitha kanë qenë të djegura, nga viti 2000 deri në vitin 2008 nuk është ndërtuar ose fare pak, nga viti 2008 deri në vitin 2013 janë kthyer afër 250 familje shqiptare”, tha ai.Sipas tij, serbët ndërtojnë kudo edhe pa leje, por shqiptarët nuk lejohen.