Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shqiptarët të rrezikuar edhe nga uragani Maria

Shqiptarët të rrezikuar edhe nga uragani Maria

Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Luli-Faber, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale, në lidhje me uraganin Maria që ka përfshirë shtetin-ishull Dominici dhe ka dhënë informacione për shqiptarët e prekur nga ky uruguaian.

Ambasadorja thotë se është arritur komunikimi me një student shqiptar dhe se do të evakuohet këto ditë, ndërsa për një tjetër bashkëkombës shkruan se nuk kanë arritur ende të komunikojnë.

Statusi i plotë i ambasadores shqiptare në SHBA:

Ambasada në Uashington ka ndjekur gjatë kësaj jave nga afër shqetësimin e dy familjeve shqiptaro-amerikane, të afërmit e të cilëve jetojnë në zona të prekura thellësisht nga Uragani Maria!

Jemi tepër të çliruar që një student me origjinë shqiptare në Dominici u lidh me familjarët e tij në SHBA pas tre ditësh mos-komunikimi.

Studenti pritet të evakuohet në ditët në vijim bashkë me një numër qytetarësh amerikanë që jetojnë në shtetin Dominici, një shtet/ishull i përbërë prej më pak se 75 mijë banorësh.

Një tjetër bashkëkombës i nderuar që punon në Puerto Rico akoma nuk ka mundur të lidhet me familjarët. Është përdorur çdo rrugë e mundshme për të marrë informacion, por nuk ka rezultuar me sukses.

Komunikova me qytetarin personalisht të martën në darkë, me shqetësimin e Uraganit Maria që pritej të afrohej atë natë.

Më siguroi që jeton dhe punon në ndërtesa të mbrojtura nga uragani. Qëndroj besimplotë që ai është jashtë rrezikut për jetën por pa asnjë mundësi komunikimi, nga ishulli ku tashmë energjia elektrike dhe lidhjet celulare janë ndërprerë 100 për qind.

Gjatë këtyre ditëve jemi lidhur disa herë me Departamentin e Shtetit për të marrë informacion. Përpjekjet për të gjetur mundësitë e komunikimit nuk do rreshtin./Mesazhi/

Exit mobile version