Ballina Artikuj Shqiptarët, s’kanë mē “tokē pēr qetësi rajonale”

Shqiptarët, s’kanë mē “tokē pēr qetësi rajonale”

Shkruan: Fadil Maloku-Sociolog

  1. Në Evropë dhe gjithē botën perëndimore, janë në rritje e sipër forcat patriotike për mbrojtjen e interesave kombëtare, që në fakt janē nē kundërshti tē plotë me “kursin” dhe vlerat e deritanishme neoliberale!
  2. Ne si shqiptar, meqenëse ende kemi për të bërë për interesat tona sublime identitare, andaj, nuk guxojmë dhe nuk duhet tē biem pre e interesave dhe ikonografisë turbokozmopolite të neoliberalizmit, dhe të bëjmë koncesione të reja të stilit “tokë për qetësi rajonale”!
  3. Por, duhet ta shfrytëzojmē këtë “klimë” të ndryshimeve ende evolutive, nē favor tē faktorizimit tē interesave tona gjithëshqiptare, në Ballkan. Dhe të punojmë në ndërtimin e kapaciteteve; ekonomike, politike, gjeostrategjike e kulturore. Sepse, vetëm kēshtu ne arrijmë tre objektiva nacionale; atë të krijimit të “peshës së re specifike” në rajon, atë të idesē mbrojtjes së interesave tona, dhe atë të faktorizimit. Ndryshe, sërish do mbesim në bisht tē historisē…
Exit mobile version